Vettingu në polici, nisin këtë muaj seancat publike! AMP: Drejt përfundimit dosjet e vlerësimit për 9 subjekte

11 Nëntor 2023, 14:45

Seancat publike për vettingun në polici do të nisin brenda muajit nëntor.Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftojnë se gjatë këtij muaji do të mbahen seancat e hapura në prani të medias dhe publikut, ndërsa procesi vijon në mënyrë të pandërprerë.