Vetting-u në Policinë e Shtetit, AMP ende pa asnjë vendim! Në verifikim 72 drejtues

29 Tetor 2023, 18:59

Edhe pse komisionet e vetting-ut të Policisë së Shtetit në AMP kanë 72 drejtues që po i verifikojnë në 3 shtylla prej muajsh, asnjë vendim nuk është dhënë akoma. Mbeten të paqarta vonesat, edhe pse ndryshimet e bëra në ligj në 2022-shin tentuan të përshpejtojnë procesin. Burime i thanë Report Tv se në vijim priten vendime, por akoma nuk ka datë fikse.