Vëzhgimi i Report Tv/ Lavazhet duhet të zhvendosen, pronarët s’dinë ku dhe si! Qytetarët: Ikën zhurma, por shtohen kostot

18 Shtator, 17:40 | Përditesimi: 18 Shtator, 17:40

Aksioni i nisur për zhvendosjen e lavazheve nga qendrat e banuara të qyteteve, në periferi, i gjen të painformuar pronarët e tyre. Ata thonë se nuk e dinë sa larg qytetit do duhet t’i spostojnë lavazhet, ndërsa qytetarët ndahen në mendime. Disa e vlerësojnë pasi u largon zhurmat afër shtëpive, ndërsa të tjerë thonë se do harxhojnë më shumë karburant për të larë makinën.

r.k./Shqiptarja.com