Vëzhgimi i Report TV, trafiku 'i merr frymën' kryeqytetit, 'paralizohet' lëvizja me makinë

20 Maj 2021, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2021-05-20 16:24:58

 

Qarkullimi në Tiranë ka kohë që nuk po normalizohet. Automjetet mbesin me orë në trafik dhe askush nuk po ndërhyn për të ndryshuar situatën. Report Tv prej disa ditësh ka vezhguar rrugët dhe zonat më problematike. Pamjet me dron tregojnë kaosin e të gjitha segmenteve që lidhen më qendrën e metropolit, Unaza e Vogël dhe ajo e Mesme janë të bllokuara në çdo orë të ditës edhe sipas të dhënave satelitore