VIDEO/ Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, pronari i lokal Piazza në Fier! 2 autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje

23 Tetor 2021, 22:12

Atentat me breshëri kallashnikovi ndaj Demir (Demi) Backa në qytetin e Fieri, pronar i lokal 'Piazza' në qendër të qytetit. 57-vjeçari është ekzekutuar brenda mjetit të tij. Fillimisht ai u plagos dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur dot t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrws tregtare, një zonë mjaft e populluar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:40, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i QTU-së", ku 2 autorët me një automjet tip "Benz" kanë qëlluar me kallashnikov ndaj Demir Backës, 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip "Audi" dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Më pas 2 autorët që kanë qenë brenda makinës janë larguar në drejtim të Vlorës.