VIDEO/ Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Dy autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje, u larguan drejt Vlorës

23 Tetor 2021, 23:15

FIER- Një atentat me breshëri kallashnikovi nga ndodhur në qytetin e Fierit. Objektiv i ekzekutimit ka qenë Demir (Demi) Backa pronar i lokal 'Piazza' në qendër të qytetit. 57-vjeçari mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës tregtare në Fier, një zonë mjaft e populluar.