VIDEO/ Fier, atentat me kallashnikov biznesmenit Agim Backa, pronari i lokal Piazza! Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje dhe u larguan në drejtim të Vlorës

23 Tetor 2021, 21:53

Atentat me breshëri kallashnikovi ndaj biznesmenit  Agim Backa në qytetin e Fieri.  50-vjeçari është ekzekutuar brenda mjetit të tij. Fillimisht ai u plagos dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur dot t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare, një zonë mjaft e populluar.