VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro

24 Tetor 2021, 15:48

FUSHË KRUJË-Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, ku familja e një biznesmeni është terrorizuar nga grabitësit e armatosur dhe me maska. 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë, ku kanë dhunuar biznesmeni Nazmi Çangu dhe i kanë vjedhur atij para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove.

Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ku dallohet një nga grabitësit i veshur me të zeza që i afrohet banesë dhe kërkon të hape portën.