Prej 9 ditësh serbët në veri të Kosovës kanë protestua kundër krerëve shqiptarë të komunave në veri vendit.
Ditën e sotme serbët në Leposaviç garuan kundër pjesëtarëve të KFOR-it amerikan me një tërheqje litari, në kuadër të ‘lojërave sportive të punëtorëve 2023”, të cilat kanë filluar dje.
Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviç për më shumë se 45 vjet.
Kësaj radhe morën pjesë edhe pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, të cilët përfundimisht fituan me rezultat 2:1 në duel me vendasit e Leposaviçit.
Pas një loje të ndershme dhe sportive, ushtarët u tërhoqën në sheshin përballë bashkisë, e cila është e rrethuar me tela me gjemba.
Serbët e Leposaviçit në këtë mënyrë donin të dërgonin një mesazh paqeje, me shpresën se bota do ta kuptojë se sa duan një jetë të qetë dhe të lirë, duke qëndruar në paqe.