VIDEO/ Theu kordonin policor duke rrezikuar jetën e vrapuesve në maratonën e Tiranës, policia bllokon makinën luksoze, shoqërohet Belind Luli

17 Tetor 2021, 17:28 | Përditesimi: 17 Tetor 2021, 17:28

TIRANË- Ndërsa rregullat ishin të qarta se automjetet do të qëndronin larg hapësirës së dedikuar dhe kushtuar vrapuesve të Maratonës së Tiranës, një makinë luksoze i ka shkelur ato duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Në videon e siguruar nga Report TV, duket momenti kur makina qarkullon në pjesën e rrethuar të zonës së përcaktuarës për zhvillimin e aktiviteteve të sotme, ndërsa një polic e ndalon.

LR/Shqiptarja.com