LEZHË- Të armatosur me kallashë dhe të maskuar, tre persona janë futur brenda një lokali, ku kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal në autostradën Lezhë-Milot dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, tre personat e armatosur kontrollojnë të rinjtë për kartat e identitetit dhe më pas largohen qetësisht.














