Vidhet banesa në Zhamë të Lushnjës, një grua vuri në gjumë të moshuarën dhe mori 1.3 mln lekë

23 Nëntor 2023, 14:12 | Përditesimi i fundit: 2023-11-23 16:27:10

Një grabitje në mes të ditës së djeshme ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjës ku në një banesë janë vjedhur rreth 13 milionë lekë të vjetra. Autorja është një femër që dyshohet se ka hedhur një substancë për të përgjumur pronaren e shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen.