Vidhnin naftë me autobote në zonën naftëmbajtëse, arrestohen 4 punonjës të kompanisë Albpetrol

8 Dhjetor 2021, 16:25

4 punonjës të kompanisë Albpetrol janë arrestuar nga policia e Fierit pasi janë të përfshirë në një skemë të vjedhjes së naftës në zonën e Visokës. Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës.