Vidhte sende të ndryshme nga automjete e subjekte, vihet në pranga 34-vjeçari, arrestohet dhe 48-vjeçari që blinte materialet e vjedhura (EMRAT)

7 Dhjetor, 10:46 | Përditesimi: 7 Dhjetor, 10:46

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se gjatë muajve korrik, tetor dhe nëntor të këtij viti ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat.  Gjithashtu, Geraldo Zeneli, ka vjedhur 2 biçikleta përgjatë muajit nëntor.

Në kuadër të operacionit "The thief", policia ka vënë në pranga edhe 48-vjeçarin Gëzim Cani, i cili blinte materialet e vjedhura nga 34-vjeçari.

A.A/Shqiptarja.com