Vijojnë të digjen mbetjet në landfillin e Elbasanit, tymi mbulon qytetin

2 Korrik, 18:31 | Përditesimi: 2 Korrik, 18:31

Report TV sjell pamje të reja nga landfilli në Elbasan, ku edhe pas rënies së zjarrit që ndodhi pasditen e djeshme, mbetjet vazhdojnë të digjen.

Shtëllunga të mëdha tymi vazhdojnë të ngrihen dhe kanë mbuluar pjesë të qytetit, duke krijuar shqetësim për shëndetin e banorëve.

Nga ana tjetër, tymi pas djegies së mbetjeve shënon një shqetësim të madh edhe për mjedisin.

r.k./Shqiptarja.com