Vijon lufta me flakët në Poliçan, banori: Zjarrin në Prokuc e fikëm vetë, na dogji dhe kasollen! Gra e fëmijë u evakuan

11 Gusht, 20:05 | Përditesimi: 11 Gusht, 20:05

Zjarri në zonën e Mbrakullës është vënë nën kontroll, por vatrat janë përhapur edhe në fshatrat përreth. Një prej tyre që u prek ditën e sotme nga disa vatra të riaktivizuara ishte edhe fshati Prokuc.

Një prej banorëve rrëfen edhe momentet e luftës me flakët dhe deri tek evakuimet e grave dhe fëmijëve. Ai thotë se zjarri është fikuar nga vetë ata me ujin që kanë në fshat, teksa ka ndihmuar edhe helikopteri.

“Situata ka qenë shumë e vështirë. Në fillim ndërhymë ne banorët për disa vatra dhe më pas erdhën zjarfikëset. U stabilizua, por në 12:30 u aktivizua përsëri dhe u hodh zjarri këtje nga ne, nuk e di nëse nuk pati gatishmëri. Kjo është zona e Prokucit, na përfshin Mbrakulla, ndërhymë me ujin tonë që e shuam zjarrin. Na janë djegur rrush, pemëtari. Ka ardhur helikopteri na ka ndimuar. Është djegur edhe kasolle e barit. Erdhi edhe policia, ambulanca, larguan gra dhe fëmijët, vetëm ne burrat mbetëm këtu që u morëm me zjarrin. Jemi 19 shtëpi këtu në fshat”, tha përparim Muço për Report Tv.

r.k./Shqiptarja.com