Vijon zjarri në malin e Skërficës, zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve

28 Korrik, 09:09 | Përditesimi: 28 Korrik, 09:09

Zjarri vijon edhe në malin e Skërficës. Në orën 05:00, trupa e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, së bashku me forcat mbështetëse të bashkisë, u nisën në drejtim të malit të Skërficës për izolimin e zjarrit që po vjen nga Delvina. Ne teren janë angazhuar: 6 punonjës të MZSH, 15 punonjës të shërbimeve publike.

I.M/Shqiptarja.com