Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Jole: Po punojnë 150 forca për shuarjen! 7 ha e djegur

28 Korrik, 08:39 | Përditesimi: 28 Korrik, 08:39

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës është ende aktive. Perfekti Nertil Jole bën me dije se 150 forca po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa thotë se janë favorizuar edhe nga ulja e temperaturave. Deri më tani llogaritet rreth 7 ha sipërfaqe me bimësi që është djegur nga flakët.

 

I.M/Shqiptarja.com