Viroza dhe Omicron ‘bëhen bashkë’, pediatri në Lezhë: Çdo ditë vijnë 70-80 fëmijë, numri i vizitave pritet të rritet në shkurt

20 Janar 2022, 10:33 | Përditesimi i fundit: 2022-01-20 14:28:02

Muaji janar po shoqërohet me fluks fëmijësh që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën pediatrike në Spitalin Rajonal të Lezhës. 70 deri në 80 është numri i pacienteve që paraqiten çdo ditë në urgjence, ndërsa virozat e stinës dhe varianti i ri i virusit omicrom kanë ndikuar në këtë situatë.