Vishaj në Report Tv: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash dhe emra anonimë! Për ngërçin e saj e ka fajin KLGJ

25 Nëntor 2020, 22:17

Avokati Sajmir Visha tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të ngrihet brenda këtij viti, pasi në krye të saj nuk mund të vijnë emra anonimë, por duhet juristë me eksperiencë. Për avokatin vendosja në ngërç e Kushtetueses është faji i KLGJ që pranoi dorëheqjen e 7 anëtareve të Gjykatës së Lartë dhe nuk i lejoi që ato të qëndronin në detyrë deri sa të zëvendësoheshin.