Viti i ri akademik/ Rakipi-magjistratëve të ardhshëm: Mos u ndikoni nga pushteti! Ambasadorja e BE: Drejtësia ka ende punë për konsolidim

5 Tetor, 17:23 | Përditesimi: 5 Tetor, 17:23

Kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë nisën vitin e ri akademik në Shkollën e Magjistraturës, ku drejtuesit e institucioneve kërkuan pavarësi, integritet dhe llogaridhënie nga brezi i ri i drejtësisë. Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, nënvizoi se sistemi ka ende shumë punë përpara për të përmirësuar efikasitetin dhe për të forcuar pavarësinë e llogaridhënien.

E.H/Shqiptarja.com