Viti i ri shkollor dhe pandemia, Ministria e Arsimit: Gati për cdo skenar! 500 mësues zëvendësues në rastin më të keq, 68 objekte arsimore të rindërtuara

13 Tetor 2021, 12:18 | Përditesimi: 13 Tetor 2021, 18:28

Në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita për masat e marra lidhur me fillimin e vitit shkollor, ministrja e Arsimit, Evish Kushi ka deklaruar se janë të përgatitur për çdo rast edhe nëse situata epidemiologjike në vend përkeqësohet.

Gjatë fjalës së saj ajo tregoi se këtë vit janë duke hartuar një plan ku janë parashikuar të jenë 500 kuota shtesë për të zëvendësuar mësuesit në rast të skenarit më të keq.

r.k./Shqiptarja.com