Viti i ri shkollor në Korçë, 240 nxënës më pak se një vit më parë

12 Shtator 2022, 12:00

Sot filloi viti arsimor 2022-2023, burime nga Drejtoria Arsimore në Korçë bëjnë të ditur se asnjë shkollë nuk ka pasur probleme dhe u hap rregullisht për pritjen e nxënësve (presim të dhëna të sakta), momentalisht në rikonstruktim është vetëm shkolla Themistokli Gërmenji Korçë, gjithsesi në të njëjtën sot filloi procesi mësimor.

Mësimi do të zhvillohet vetëm me një turn sivjet, për të dhënë akses për të gjithë nxënësit (edhe për ata që ndodhen në zona të largëta rurale).

Edhe pse ka pasur ulje të nxënësve të njëjtat burime na bëjnë me dije se është munduar të mbahet i njëjti personel në punë, pra numri i mësuesve mbetet i njëjtë.

Sivjet ka 240 nxënës më pak sivjet në e Korçës. Pogradeci 85 nxënës më pak, Devolli dhe Maliqi secili nga rreth 40 nxënës me pak. Kolonja rreth 20 nxënës më pak. Qyteti i Korçës rreth 70 nxënës më pak.

Ndërsa, mbyllje shkollash nuk ka, pasi numri i shkollave sivjet është i njëjte me atë të një viti më parë.Viti i ri shkollor në Korçë, 240 nxënës më pak se një vit më parë