Vizita në Danimarkë, Rama pritet në takim nga mbreti Frederiku X

1 Tetor, 19:36 | Përditesimi: 1 Tetor, 19:36

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet nga vizita e tij zyrtare në Danimarkë, ku është pritur në pallatin mberëtor Amalienborg nga mbreti Frederiku X, dhe mbretëresha Margrethe II.

Më tej Rama shkruan se pas mikëpritjes që Shqipëria i bëri bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, tashmë do të jetë Danimarka ajo që do të mbaj organizimin e radhës.

“Kopenhagen, Danimarkë- Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës”, shkruan Rama.

r.k./Shqiptarja.com