Vjedhja e të dhënave personale, Basha paralajmëron protesta

23 Dhjetor 2021, 15:47 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 15:47

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se opozita mund të protestojë lidhur me vjedhjen e të dhënave personale.

"Shqiptarët janë Zot të fateve të tyre dhe unë të pyes e ndjej që duhet të protestosh, pse nuk proteston (pyet gazetarin)! Nga e di ti që nuk do të ketë protestë? Opozita është në detyrën e saj, ka thirrur protesta, janë vjedhur të dhënat e të gjithë qytetarëve", tha Basha.

r.k./Shqiptarja.com