Vlora 4 ditë pa ujë, defekti u shkaktua nga amortizimi i rrjetit dhe rrëshqitja e tokës! Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, vijon puna për riparimin

29 Dhjetor, 23:31 | Përditesimi: 29 Dhjetor, 23:31

Të ardhura me avion nga Turqia, kanë mbërritur në Vlorë pjesët hidraulike që nevojiten për të riparuar dëmin në tubacionin kryesor, i cili është çarë, duke lënë pa ujë të pijshëm prej 4 ditësh banorët e qytetit. Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë rinisur dhe po vijojnë punën për rregullimin e defektit.

Nga 3 pjesët hidraulike të importuara nga Turqia, për riparimin e çarjes së tubacionit kryesor në qytetin bregdetar do të përdoret vetëm 1, ndërsa 2 të tjerat do të ruhen në raste të tilla emergjence.

“Tubin e çau një fadromë që po punonte për ndërtimin e një pallati”. Pavarësisht pretendimeve të qytetarëve, kreu i AKUK, Faluers Shoshi dhe Kryetarja e Bashkisë Brunilda Mersini e mohojnë në mënyrë kategorike këto pretendime.

I.M/Shqiptarja.com