Vlora çel në fundjavë sezonin turistik, kryebashkiaku Dredha: Ju mirëpresim në qytetin më të bukur të Shqipërisë

15 Maj, 12:28 | Përditesimi: 15 Maj, 14:17

Më 17 dhe 18 maj qyteti bregdetar i Vlorës me një sërë aktivitetesh do të çel zyrtarisht sezonin turistik. Aktivitetet do të shtrihen në zonën e bregdetit dhe përgjatë Lungomares.

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një prononcim për mediat tha se Vlora është tashmë gati për t’i dhënë jetë një sezoni të jashtëzakonshëm ndërsa u bëri thirrje të gjithëve të vijnë në Vlorë- në qytetin më të bukur të Shqipërisë ashtu siç edhe ai e cilësoi.

“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm. Jemi gati përtë çelur sezonin turistik 2025. Do të jenë shumë artistë të mirënjohur më 17 dhe 18 maj. Do të kemi edhe shumë aktivitete të tjera. Do kemi edhe panaire. Festojmë të gjithë së bashku. Ju mirëpresim në qytetin më të bukur të Shqipërisë”, tha Dredha.

r.k./Shqiptarja.com