Vlora përfshihet nga moti i keq! Rruga Kotë-Sevaster pëson shkarje dhe bllokohet për lëvizje

7 Janar, 07:43 | Përditesimi: 7 Janar, 07:43

Moti i keq, prej së martës ka shkaktuar problematika të shumta në vend.

Në fshatin Vajzë të Vlorës, për shkak të reshjeve të fundit të shiut, rruga Kotë-Sevaster ka pësuar një shkarke dhe aktualisht është e bllokuar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet në këtë segment dhe të përdorin rrugë alternative.

Ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për hapjen dhe rikthimin e qarkullimit.

A.M/Shqiptarja.com