Vlora përkujton Ditën e Çlirimit, homazhe dhe mesazhe mirënjohjeje për Dëshmorët! Marrin pjesë përfaqësues vendor, deputetë e veteranë

29 Nëntor 2025, 11:03 | Përditesimi: 29 Nëntor 2025, 11:03

Vlora ka përkujtuar sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit, me një sërë aktivitetesh solemne në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Në këtë 81-vjetor, qyteti simbol i Pavarësisë dhe një nga qendrat kryesore të qëndresës antifashiste, u mbush me emocione dhe mesazhe mirënjohjeje për sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e Shqipërisë.

Përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhet e mbajtura pranë lapidarit të dëshmorëve, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në nder të bijve dhe bijave që dhanë jetën në luftën kundër pushtuesve nazifashistë.

r.k./Shqiptarja.com