Vlorë/ Gjendet e mbytur një grua në zonën e 'Ujit të Ftohtë'

4 Janar, 09:41

Një shtetase ende e paidentifikuar është gjetur e mbytur në lagjen e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë. Dyshohet se shtetasja është mbytur aksidentalisht.

‘Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.’- njofton policia.