Vlorë/ Krim në familje, burri dhunon për vdekje gruan në Orikum, më pas vret veten me pistoletë

2 Janar, 14:35 | Përditesimi: 2 Janar, 14:35

Vlorë-Një krim në familje ka ndodhur ditën e sotme në Orikum, në Vlorë. Burime paraprake për Report Tv bëjnë me dije se një burrë ka dhunuar për vdekje gruan e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ku në trupin e Sose Xhebroi, rreth 48 vjeç, janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj Llogora Xhebroi, rreth 52 vjeç.

48- vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

I.M/Shqiptarja.com