Vlorë/ Lumi Vjosa në kuotë maksimale, del nga shtrati te tregu pranë Urës së Mifolit, rrezikon tokat bujqësore

20 Nëntor, 08:27 | Përditesimi: 20 Nëntor, 08:27

Situata vijon të jetë problematike nga moti i keq në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. Rrezikohen që të përmbyten tokat bujqësore. 

Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike sa i përket reshjeve të rëna gjatë gjatës, të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj , që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën e Fierit.

Vjosa rrezikon që të dalë  nga shtrati drejt tokave bujqësore, ndërkohë sa i përket akseve rrugore, janë të pakalueshme dhe pa problematika.

r.k./Shqiptarja.com