Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake fillimisht zjarri ka rënë në makinën tip ‘Suzuki’ dhe më pas në flakë është përfshirë edhe një ‘Audi’ parkuar aty pranë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes – nëse djegia është e qëllimshme apo ndonjë defekt teknik.

















