Muzeu Hebraik & Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal në Vlorë, që projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot, pritet të përfundojë brenda 2 vitesh.
Sot paradite kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe ishin për të inspektuar punimet që kanë nisur një muaj më parë.
Godina do të vishet me 98% me gur shqiptar, 2 % gur lokal izraelit.
Muzeu po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, ku Muzeu Hebraik Shqiptar do te jete pjese e kompleksit kulturor.