Vlorë, plagosi me armë zjarri të dashurën në lokal se nuk pranoi ndarjen, 30-vjeçar del para gjykatës! Prokuroria kërkon burg

28 Shtator 2021, 10:20 | Përditesimi: 28 Shtator 2021, 15:53

30-vjeçari nga Shkodra Fadil Likaj,  ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës për plagosjen e të dashurës së tij 20-vjeçare me armë zjarri, pasi nuk pranonte ndarjen. 30-vjeçari akuzohet për "vrasje e mbetur në tentativë ndaj dy ose më shumë personave"  dhe "mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", ndërsa do të jetë Enkel Peza, gjyqtari që do të gjykojë çështjen. Prokurori i çështjes Klodian Llahja ka kërkuar arrest me burg për të riun.

r.k./Shqiptarja.com