Vlorë/ Rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë pas mbërritjes së fashetave të reja

29 Dhjetor, 20:54 | Përditesimi: 29 Dhjetor, 20:54

Ka rinisur puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëmn të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit. Mbrëmjen e sotme mbërritën nga Turqia në qytetin bregdetar 3 fashetat që nevojiteshin për rregullimin e defektit.

I.M/Shqiptarja.com