Vlorë/ Rrëshqitja e dherave bllokon aksin Peshkëpi-Vllahinë-Poçem, pengohet qarkullimi i automjeteve

26 Nëntor, 13:43 | Përditesimi: 26 Nëntor, 13:43

Rreshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në zonën e Vllahinës në Vlorë, ku rrëshkitjet e dherave kanë bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh fshatin Peshkëpi me Vllahinën dhe Poçemin. Segmenti është i pakalueshëm për automjetet, duke krijuar trafik dhe penguar lëvizjen e banorëve të disa fshatrave të zonës.

I.M/Shqiptarja.com