Vlorë/ Shpërthim me tritol në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin kundër Inez Hajrullës! Flet 63-vjeçarja: S'kam konflikte

30 Nëntor, 08:45 | Përditesimi: 30 Nëntor, 19:35

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos (Dautaj).

Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë,

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.

I.M/Shqiptarja.com