Vlorë/ Veliera u bllokua në grykëderdhjen e Semanit prej mbrëmjes së djeshme, Policia shpëton 2 turistët gjermanë! Po vinin nga Korfuzi, ngecën në breg

9 Gusht, 17:02 | Përditesimi: 9 Gusht, 17:02

Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë

E.H/Shqiptarja.com