Vodhi ‘opel’-in dhe e fshehu në një garazh, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë

21 Dhjetor 2023, 08:55

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e vjedhjes së pronës.

Në pranga ka rënë A.S, i cili ditën e djeshme në rrugën “Bab Rexha”, ka vjedhur një automjet tip ‘Opel’ në pronësi të T.M dhe më pas e ka fshehur në një garazh në zonën e Don Boskos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.