Vonesa me marrjen e bonusit të qirasë, disa familje në Kurbin protestë para Bashkisë: Duam zgjidhje! Kemi 6 muaj që duam të takojmë kryetaren, ka ikur në drejtim të paditur

8 Tetor 2021, 12:49 | Përditesimi: 8 Tetor 2021, 12:49

Disa familje në Kurbin janë ngritur në protestë para bashkisë ditën e sotme, me pretendimin se prej një muaji e gjysmë nuk kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa tërmeti i 26 nëntorit të 2019 i ka shkatërruar shtëpitë. 

Ata shprehen se kanë 6 muaj që kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Carën, për të marrë një përgjigje në lidhje me bonusin e qirasë dhe rindërtimin e banesave të tyre, proces që shprehen se po vonon shumë. Sipas tyre, gjatë gjithë kësaj kohe janë shmangur nga kryebashkiakja dhe se askush nuk po i jep një zgjidhje.

r.k./Shqiptarja.com