Vota e diasporës, Berisha: Rama po saboton votën e emigrantëve, i vetmi vend që s' njihni dokumentet biometrike të vendeve të BE dhe NATO-s

30 Janar, 16:20 | Përditesimi: 30 Janar, 16:20

Kreu i PD Sali Berisha, teksa ka folur për votën e diasporës në Kuvend, u shpreh se emigrantëve që u ka skaduar dokumenti i identifikimit nuk po lejohen që të votojnë edhe pse kanë atë të vendit ku jetojnë.

Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend që nuk njeh dokumentet biometrike të vendeve të BE dhe NATO-s.

‘Kreu i narkoshteti po bënë gjithçka për të sabotuar të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për votim, po kushtëzon votimin e qytetarëve me shtetësi shqiptare, shqiptar ata i bënë shtetësia pavarsisht dokumentit që kanë marr në vendin ku jetojnë. Ky është standardi i atij që ka frikë nga vota e shqiptrëve, nuk ka akt më absurd se ti thuash mbi 1 mln shqiptarëve që s’kanë dokumente të lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të vendit ku jetojnë që nuk mund të votojnë. Jeni i vetmi vend që njihni dokumentet biometrike as të vendeve të BE dhe as të NATO-s, keni frikë dhe tmerr nga vota e tyre. U bëjë thirrje shqiptarëve të përgatiten për protesta para ambasadave të narkoshtetit’, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com