Vota e diasporës/ Hoxha: Të jetë e barazvlefshme me atë brenda vendit, jo siç e kërkon PS! Krashi: Me rëndësi të votojnë

16 Korrik 2022, 12:51

Mazhoranca dhe opozita përplasen sërish për votën e diasporës. Edhe pse të dyja palët shprehin vullnetin që të bëhet realitet në vitin 2025, ato shfaqen të ndara për mënyrën se si duhet të realizohet ky proces. Qëndrimet e tyre, Lavdrim Krashi i Partisë Socialiste dhe Indrit Hoxha i Partisë Demokratike, i detajuan gjatë intervistave në Report Tv.