Vota e diasporës/ Kush po flet në emër të KQZ? Celibashi: S’ka zyra për regjistrimin, vetëm online! Denonconi këdo që prezantohet si përfaqësuesi ynë

9 Shkurt 2025, 15:40 | Përditesimi: 9 Shkurt 2025, 15:40

Hapja e disa zyrave nëpër Europë, ku parti të ndryshme kryejnë regjistrimin e diasporës për në zgjedhjet e 11 majit, ka shqetësuar KQZ-në. Ilirjan Celibashi reagoi duke sinjalizuar se kushdo që prezantohet si staf i KQZ-së, do të kallëzohet në Prokurori. Komisioneri kujton se aplikimi bëhet vetëm online, dhe ndihma që jep administrata është po ashtu vetëm me këshilla online, por jo zyra në terren.

E.H/Shqiptarja.com