Vota e emigrantëve/ Haçkaj për Report Tv: Ulet vlera e diasporës me 3 ose 5 deputetë! Duhet të votojnë në vendin ku janë regjistruar

6 Gusht 2022, 14:21 | Përditesimi i fundit: 2022-08-06 14:43:55

Florjan Haçkaj, përfaqësues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë është shprehur për votën e emigrantëve duke thënë se procesi mund të jetë gati nëse zgjedhjet e ardhshme mbahen në vitin 2025. Sa i përket diskutimeve që të krijohet zonë e 13 zgjedhore ose vota e Diasporës t’i shkojë qarkut të tiranës dhe të shtohet Numri i deputetëve apo qytetarët të votojnë në zonën ku kanë qenë të regjistruar së fundmi, Haçkaj tregon se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë.