Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri në fjalën e tij në tryezën e organizuar për votën e emigrantëve, u shpreh se zgjidhjet janë të mundshme. Gjiknuri bëri thirrje që të niset puna për Reformën Zgjedhore.
‘Ne arritëm që të sanksionojmë një të drejtë që nuk mendonim se do të arrihej, për shkak të paragjykimeve që kishim. KQZ është i pajisur me bazën ligjore për të eksploruar mënyrat sesi të arrihet vota e emigrantëve. Vullneti është shprehur aty, jam i bindur që të gjitha palët janë dakord që vota e diasporës të bëhet e mundur, kemi kohë deri në zgjedhjet parlamentare. Zgjidhjet ekzistojnë, janë të parashikuara sepse tashmë kemi një regjistër që regjistron edhe qytetarët që janë jashtë vendit, nuk do të jenë në listat e zgjedhësve që votojnë në Shqipëri po në një listë të veçantë.



















