Votimi elektronik, nënkomisionerja e KQZ: Sfidë për të gjetur personel të kualifikuar! Problematikë janë 35% e votuesve që i është ndryshuar qendra e votimit

18 Prill 2023, 14:09

Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku thotë se votimi dhe numërimi elektronik do të shuajë dyshimet për vjedhje të votës pasi procesi është i sigurt dhe garanton siguri maksimale. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se është sfidë për KQZ që të zgjedhë personat e përshtatshëm për procesin e votimit elektronik.