Vranë 46-vjeçarin në banesën e tij në Vlorë për prishje të pazareve të drogës, burg për vrasësin dhe bashkëpunëtorin e tij

28 Shkurt 2022, 14:56 | Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 14:56

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Shazi Ahmetajn dhe Mateo Kiptiun për vrasjen e Altin Alikaj në banesën e tij në Vlorë. Shazi Ahmetaj, 23 vjeç banues në Kolonjë, akuzohet si vrasësi i 46-vjeçarit, ndërsa Mateo Kiptiu akuzohet se e ndihmoi autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

r.k./Shqiptarja.com