Vrasja brenda qelisë/ 11 zyrtarë të burgut të Peqinit u lanë në burg, familjarët shpërthejnë në lot para Gjykatës

19 Dhjetor 2023, 16:45

Lënia në burg e 11 zyrtarëve të burgut të Peqinit për vrasjen e  Arben Lleshit brenda qelisë nga Sokol Mjaçaj nuk është pritur mirë nga familjarët e tyre që prisnin jashtë Gjykatës. Në momentin që zyrtarët e burgut largohen me makinat e policisë nga Gjykata, familjarët shihen duke qarë.