Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ Flet banorja e tronditur: Lemeri! Dëgjova zhurmë të madhe, djali ishte shtrirë dhe i dilte gjak nga koka

8 Gusht, 19:21 | Përditesimi: 8 Gusht, 19:21

E tronditur dhe me lot në sy, një banore e pallatit ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko këtë pasdite në Korçë, ka rrëfyer për Report Tv tmerrin e përjetuar nga ngjarja. Ajo ka dëgjuar krismën e kallashnikovit, plumbit të vetëm që ka vrarë të riun dhe ka dalë jashtë pa e kuptuar domethënien e zhurmës.

E.H/Shqiptarja.com